Vendoseni biznesin tuaj në një nivel tjetër.

Me cilësinë e punës dhe shërbimeve tona, ngritja në një nivel tjetër e financave dhe biznesit tuaj është e mundur!

SHĒRBIMET TONA

Auditim, Kontabilitet & Konsultim

Ne ofrojmë shërbime profesionale të auditimit, kontabilitetit dhe financave për kompanitë në Kosovë dhe kompanite nderkombëtare.

Shërbimet tona janë:
• Regjistrimi i biznesit,
• Regjistrimi i faturave dhe transaksioneve tjera,
• Deklarimi i tatimeve dhe informatave tjera,
• Raporte mujore, tremujore dhe vjetore,
• Raporte te brendshme sipas kerkesave,
• Perpilimin e pasqyrave financiare,
• Konsulta.

Përmes analizave dhe planit financiar ne ju ofrojmë klientëve tanë zgjidhjet e duhura për t'i përmbushur nevojat e tyre në industritë përkatëse të operimit.

Detyra jonë si kompani është që klientëve tanë t’ju ofrojmë metoda, këshilla dhe informacione të sakta për marrjen e vendimeve të duhura në lidhje me bizneset. Mbi të gjitha një sistem të sigurt financiar, ku raportet janë të besueshme në marrjën e vendimeve.

KONTABILITET

Shërbimet tona të kontabilitetit për kompanitë kosovare dhe ndërkombëtare përfshijnë regjistrimin e faturave dhe transaksioneve, plan të personalizuar buxhetor, informacion dhe raportim të drejtë për të ndihmuar vendimmarrjen.

AUDITIM TË JASHTËM

Ne ofrojmë auditim të jashtëm sipas kërkesave ligjore dhe stardardeve ndërkombëtare të Auditimit.

AUDITIM TĒ BRENDSHËM

Ekipi ynë profesional ofron shërbime të auditimit të brendshëm në industri të ndryshme.

SHËRBIMET PËR TATIME

Sektori ynë i tatimeve ofron planifikim të duhur të tatimeve dhe përgatitjen e deklaratave tatimore: në të ardhurat e korporatave dhe bizneseve individuale, TVSH, paga dhe kontribute pensionale, qira, deklarata tjera, përfaqësimi para ATK-së si dhe përgatitja e kërkesave për të gjitha nivelet e autoriteteve institucionale.

SHĒRBIME TË KONSULENCĒS

Konsulenca jonë ofron një pasqyrë të qartë në menaxhimin financiar të biznesit tuaj, në harmoni me të gjitha dispozitat ligjore, standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, si dhe në menaxhimin e rrjedhjes së parasë sipas prioriteteve gjatë operimit të biznesit tuaj.

VLERĒSIM I ASETEVE

Njohuria e vlerës së vërtetë të aseteve paraqet pasqyrën reale të biznesit, menaxhimin e rreziqeve të mundshme, në raportimin e drejtë të pasqyrave financiare, ku kjo ndikon direkt në rritjen e mundësive për investitorë potencialë.

Të zgjedhur nga shumë kompani për shërbimet tona.

Me fokusin në suksesin e klientit, ne punojmë ngushtë me klientët tanë për t'i kuptuar nevojat e tyre dhe për të ofruar zgjidhje të duhura për kërkesat e tyre.

Përkushtimi ynë për përsosmëri na ka bërë zgjedhje kryesore për bizneset në një gamë të gjerë industrish dhe ne krenohemi për marrëdhëniet afatgjata që kemi ndërtuar me klientët tanë.

STATISTIKAT

Kompetenca jonë gjatë viteve të fundit.

ProBilanc është kompani që njihet për punën e saj cilësore në fushën e kontabilitetit dhe menaxhimit financiar. Aftësia jonë tregohet nga nivelet e kënaqësisë së klientëve tanë si dhe nga çmimet dhe njohjet e shumta që kemi marrë për punën tonë.

Profesionistët tanë janë në hap me standardet e fundit të raportimit financiar dhe janë të gatshëm t'iu ofrojnë klientëve tanë shërbimin më të mirë të mundshëm.

Si një partner i besuar në menaxhimin financiar ne jemi krenarë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë për klientët tanë në vitet në vijim.

100+

Zgjidhje të krijuara në mënyrë unike për klientët tanë.

100k

Euro të kursyer përmes zgjidhjeve tona të formuluara

85%

Shkalla e rritjes së suksesit të klientëve tanë ne pesë vitet e fundit.

50+

Zgjidhje të krijuara në mënyrë unike për klientët tanë

BLOGJET TONA

BLOGJET E FUNDIT

Na kontaktoni

Na kontaktoni për të marrë më shumë informacione se si mund t'ju ndihmojmë të arrini qëllimet tuaja më shpejt

EMRI

MBIEMRI

EMAIL

TELEFONI

DETAJE TJERA...